Mësim edhe të shtunave, Ministria e Arsimit publikon datat e zëvendësimit të orëve të humbura në Janar

 

Ministria e Arsimit ka publikuar datat në të cilat nxënësit parauniversitar të cilat do të zëvendësojnë ditët e pushimit që u morën në janar. Zëvendësimi vjen si shkak i mos zhvillimit të orëve të mësimit, si shkak i të ftohtit ekstrem që pushtoi vendin në janar.

Njoftimi i Ministrisë:

Në vijim të plotësimit të mësimit për datat e pezulluara në muajin janar, sipas urdhrit nr.18, datë 20.01.2022, “Për ndërprerjen e procesit mësimor në të gjitha institucionet publike dhe jo publike të arsimit parauniversitar”(shkollat) dhe caktimit të ditës së hënë, 21.03.2022 ditë pushimi, po publikojmë datat e zëvendësimit të mësimit në ditët e shtuna në vijim:

– 02.04.2022 (e shtunë)

– 30.04.2022 (e shtunë)

– 14.05.2022 (e shtunë)

– 28.05.2022 (e shtunë)

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *