Merret nën hetim e dashura e Nuredin Dumanit, zbardhet vendimi nga SPAK

E dashura e të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani është marrë në hetim nga SPAK. Vajza me inicialet M.H., dyshohet se ka përkrahur dhe ndihmuar vrasësin me pagesë në aktivitetin e tij kriminal.

Më konkretisht, janë shtyrë hetimet për dosjen me 33 persona të akuzuar nga dëshmitë e të penduarve të drejtësisë Nuredin Dumani, Henrik Hoxha dhe Klevis Alla. Brenda këtyre 6 muajve SPAK, argumenton se do kryejë një sërë veprimesh hetimore ndaj 33 personave të përfshirë në një seri krimesh, kryesisht vrasje në Tiranë, Elbasan, Durrës dhe qytete të tjera të vendit.

Hetimet ndaj të dashurës së Dumanit po zhvillohen në gjendje të lirë, ndërsa është konfirmuar se që prej fillimit të muajit Prill, vajza që shoqëronte Nuredin Dumanin në Fier, është larguar nga Shqipëria. Në këtë hetim, SPAK rezulton të ketë bashkuar 20 dosje penale që flasin për krime të ndryshme në Shqipëri të cilat më parë kanë qenë pa autor.

Çështja e fundit, që është tërhequr nga prokuroria e Durrësit, flet për grabitjen e një banke të nivelit të dytë në këtë qytet më 9 qershor 2019. Banka dyshohet se është grabitur nga anëtarë të grupit të Nuredin Dumanit. Ky i fundit është nxjerrë nga burgu ku mbahet dhe nën shoqërimin e policisë është dërguar nga hetuesit në disa vende kryesore, ku ai dyshohet se ka kryer krimet dhe ka bërë takimet me eksponentët e krimit të organizuar në Shqipëri. Ky veprim është kryer me Dumanin për të saktësuar por edhe për të verifikuar saktësinë e dëshmisë së tij.

Dumani dhe miku i tij, Henrik Hoxhaj, pasi u arrestuan në Fier, kanë folur për drejtësinë duke zbërdhyer ngjarje kriminale që nga viti 2011 deri në 2022-shin. Pas rrëfimit të tij, u lëshuan 32 urdhër arreste në kuadër të operacionit ‘Plumbi i artë”, nga të cilat 18 u ekzekutuan nga policia (prej të cilave 9 masa iu komunikuan persona të arrestuar për vepra të tjera penale), ndërsa 12 janë ende në kërkim

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *