Mernin para për t’u bërë skanerin pacientëve/ Ja çfarë vendosi gjykata për dy mjekët e QSUNT-së

Gjykata ka vendosur ditën e sotme pezullimin me 3 muaj nga detyra të Nazmi Metaliu dhe Astrit Mansaku, dy mjekëve të arrestuar në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, që akuzohen se u kanë marrë para pacientëve. Pavaresisht se prokuroria kërkoi ‘arrest me burg’, gjykata liroi mjekët nga paraburgimi.

Hetimet kishin nisur rreth tre javë më parë, ndërsa ishin dokumentuar disa raste ku mjeket iu merrnin para qytetarëve qe iu nënshtroheshin skanerit.

“U vunë në pranga shtetasit N. M., 63 vjeç, banues në Tiranë, me profesion mjek; A. M., 51 vjeç, banues në Tiranë, me profesion teknik imazherie. Nga veprimet hetimore, ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë ushtrimit të detyrës, iu mundësonin qytetarëve të ndryshëm, kundrejt shumave monetare, bërjen e skanerit, në kundërshtim me rregulloren e Spitalit, për kryerjen e kësaj procedure”, njoftoi të premten policia.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *