Mëngjesi për fundjavën/ Receta e tostit Keto

Receta e rekomanduar nga për këtë mëngjes të diele është një tost Keto.

Ky tost si bazë ka vezën dhe shoqërohet me spinaq dhe salmon të tymosur. Fillimisht duhet të përgatisni vezën Poshe, e cila zihet me lëvozhgë por as nuk skuqet në yndyrë. Ju duhet thjesht mos të prishni formën e saj kur ta hidhni për ta zier dhe forma e saj mos të prishet.

Përbërësit:

  • 4 vezë të freskëta,
  • 100 gr salmon i tymosur,
  • 4 feta bukë integrale 20-25 gr,
  •  1 lugë gjelle uthull,
  •  60 gr spinaq i freskët,
  • 4lugë kafeje vaj ulliri,
  • kripë dhe piper sipas dëshirës,
  • 1 thelpi hudhër.

Përgatitja:

Fillimisht skuqni spinaqin dhe hudhrën dhe më pas lëreni të ziejnë. Më pas në një tigan tjetër hidh 2 gota ujë dhe shtoni 1 lugë uthull. Me shumë kujdes thyeni vezën dhe ruani që e bardha me të verdhën të mos përzien, ku duhet ta hidhni atë në ujë të valuar. Lëre të ziejë 3-4 minuta dhe nxirre nga uji me ndihmën e një luge me vrima. Më pas në një toster thekni bukët dhe vendosni spinaqin mbi ccdp fetë, salmonin e tymosur dhe në fund vezën poshe.

Ju bëftë mirë!

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *