Menduan se ishte shfaqje/ Studenti rrëzohet nga lartësia dhe humb jetën gjatë festimeve për pashkët, askush nuk e ndihmon

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në universitetin Clariantian, Nigeri ku një student ka humbur jetën gjatë festime për pashkët.

Mediat e huaja bëjnë me dije se studenti ka rënë nga lartësia, teksa jepte shfaqje në shkollë, ku për pasojë ka humbur jetën.

Sakaq, në momentin kur i riu është rrëzuar i gjithë publiku ka menduar se ka qenë skenë e shfaqjes, ndaj dhe askush nuk ka reaguar.

Ndërkohë, në momentin që djali është mbuluar nga gjaku, njerëzit janë shokuar duke njoftuar ambulancën, por ishte shumë vonë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *