“Me qetësi dhe dashuri”/ Zbardhen të tjera përgjime të trafikantëve të drogës në Durrës

15 nga 21 anëtarët e bandës së trafikut të drogës ne Shqipëri dhe Itali, që u arrestuan gjatë super-operacionit të SPAK me Guardia di Finanza dy ditë më parë, kanë dalë para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.

Grupi i drogës drejtohej nga 3 shqiptarë nga Durrësi, ndërsa veprimtaria kriminale e tij është zhvilluar nga viti 2015 e në vazhdim në Shqipëri dhe në qytete të ndryshme të Italisë.

Pak ditë më parë, autoritetet sekuestruan mbi 129 kilogramë kokainë, 15 kilogramë heroinë të pastër si dhe 5 milionë euro te fituara nga narkotrafiku. Nga dosja janë zbuluar kodet që përdorte banda për drogën dhe komunikimet që i zbuluan.

Përgjimet zbuluan edhe identietin e një furnizuesi të lëndës narkotike. Në këtë bisedë Loren Arapi garantonte mbëritjen e ngarkesës brenda dy ditësh: “Nesër e ke aty (kamionistin) nesër në mbrëmje ose pasnesër në mëngjes, me qetësi dhe dashuri…”.

Në hetime është provuar gjithashu se Alfred Luli dhe Gjergji Luli kanë importuar në mënyrë të paligjshme sasinë e lëndës narkotike prej 28 kilogramë kokainë, 153 kg kanabis sativa dhe 40 kilogramë hashash kundrejt një vlere prej 960 mijë euro, sipas shumave , shifrave dhe llojeve të drogës të marra nga fletoret me shkrim dore të sekuestruara në banesën e Alfred Luli.

Këto fakte kanë ndodhur në provincën e Bergamos, në periudhën korrik 2015-maj 2016.

Një pjesë e sasisë së lëndës narkotike është shitur për llogari të vëllezërve Luli nga shtetasi Lorenc Arapi në provincën e Bergamos, i cili dyshohet se ka shitur rreth 100 kg canabis sativa (të paguara me dy këste prej 80 000 euro më datë 01.10.2015 dhe 23.10.2015), si dhe 12 kilogramë canabis sativa të tjera, të sekuestruara në datën 15/01.2018 shoferit Milan Ristic.

Po kështu, Gjergji Luli në bashkëpunim me Saimir Prenga, kanë importuar në mënyrë të paligjshme sasinë e lëndës narkotike prej 67 kg kanabis sativa.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *