Me çekan e kaçavidë, plas sherri mes dy personave në Fier, njëri përfundon në polici

Një sherr me armë të ftohta ka ndodhur në qendër të qytetit të Fierit, ku dy persona janë konfliktuar me njëri-tjetrin.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa policia ka gjetur në vendin e ngjarjes një çekan, një kacavidë dhe një kapuç.

Sakaq, bëhet me dije se një 29-vjeçar është shoqëruar nga uniformat blu në lidhje me ngjarjen.

Njoftimi i policisë:

Fier/Informacion paraprak

Sot rreth orës 19:20, në rrugën “Jakova Xoxa”, shtetasi R. Ç., 29 vjeç, banues në Fier, pas një konflikti të çastit, ka goditur me sende të forta, shtetasin F. Sh., 40 vjeç, banues në Fier, i cili është dëmtuar në dorë.

U shoqërua në Komisariat shtetasi R. Ç. dhe po kryhen veprimet procedurale hetimore. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *