Më 14 prill 110 vjet më parë, Titaniku goditi ajsbergun

Si sot, më 14 prill 1912 pak para mesnatës ndodhi tragjedia më e madhe e cila vazhdon edhe sot të kujtohet. Anija më e madhe në atë kohë “Titanic” goditi një ajsberg të madh e cila më pas bëri që anija të zhytej në Oqeanin Atlantik.

Për herë të parë, më 10 prill 1912, Titaniku u nis në udhëtimin e tij të gjatë dhe nuk u kthye më. Kjo ndodhi në 2 orë e 20 minuta. Një ajsberg u pa pikërisht përpara. Ata besonin se duke ndryshuar rrjedhën e drejtimit, do të mund ta anashkalonin atë. Por ajsbergu ishte shumë i madh. Një nga anët e linjës preku një ajsberg.

Më shumë se 1,500 njerëz mbetën të vdekur po atë natë. Kjo anije peshonte më shumë se 46,000 ton, dhe për këtë arsye në atë kohë konsiderohej si anija më e madhe në botë për kapacitetin e pasagjerëve.

Në lidhje me ndërtimin e saj u desh një financim prej 7.5 milionë dollarë, e përkthyer kjo në ditën e sotme në rreth 400 milionë dollarë. Mbrëmjen e tragjedisë në anije ndodheshin 2,200 pasagjerë përfshirë edhe ekuipazhin.

Sakaq, rreth 700 të mbijetuar ishin kryesisht gra dhe fëmijë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *