Mbyllet procesi i votimit për kryetar të PD në Gjirokastër, ja kush shpallet fitues

Ditën e sotme janë mbajtur zgjedhjet për kreun e PD-së në Gjirokastër, ku dhe është zgjedhur Eris Shehaj.

Bëhet me dije se Shehaj ka marrë 53% të votave.

Sakaq, thuhet se procesi i votimit po vazhdon edhe për 17 degët e tjera.

Njoftimi i PD-së:

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që është mbyllur procesi zgjedhor për zgjedhjen e PD dega Gjirokastër. Pas numërimit të fletëve të votimit, Kryetar i PD dega Gjirokastër u shpall Eris Shahin Shehaj me 53% të votave. Vijon procesi i votimit në 17 degët e tjera.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *