Mburret Rama me WC-ët: Sot shkolla ka më shumë banjo se gjithë fshati

Kryeministri Edi Rama është duke mbajtur një konferencë për mediat në lidhje me rifillimin e vitit të ri shkollor.

Rama tha se sot fryma e një komuniteti është mësuesi dhe se infrastruktura e shkollave krahasuar me vitet e kaluara ka avancuar tepër.

Sakaq shtoi se sot në shkollat e Shqipërisë ka më tepër tualete sesa mund të ketë i gjithë fshati.

“Opozita vinte në rrezik çdo karrierë. Edhe sot ka gjera që nuk bëhen si duhen. Sot shkollat janë shtrirë në gjithë Shqipërinë, fryma ku mësuesi është qendra e një komuniteti është përhapur dhe po forcohet dita ditës. Infrastruktura nuk ka asnjë të krahasuar. Sot ne mund të nisim lëvizjen e madhe sportive, kjo vjen si rezultat i faktit që kemi një infrastrukturë me qindra palestra. Më tha bukur një drejtor shkolle në një nga zonat e Rindërtimit, kishim shkollë pa banjë, sot shkolla ka më shumë banjo se i gjithë fshati. Edhe program i arteve dhe zejeve në shkollë do të nisë e nuk do të ndalet. Përkrah me teknologjinë e finalizimin duhet të fusim këto aktivitete. Janë aktivitete të shoqërizimit. Dua të ndalem edhe pak tek dy elementë të tjerë, arsimi profesional dhe universiteti. Besoj të gjithë i kujtoni universitetet që shisnin diploma, radhët kaotike. Lidhjet partiake, korruptive përcaktonin shumë. Sot kjo nuk ndodh më që fëmija i një të pasuri të kapërcejë radhën e një fëmije të bariut. I gjithë procesi është i dixhitalizuar, rëndësi ka rezultati. Çdo ndërhyrje lë gjurmë. Sot nuk kemi asnjë ankesë për padrejtësi

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *