Kryetari i Parlamentit të Kosovës Glauk Konjufca, mbajti fjalën e tij në seancën e përbashkët që po mbahet mes Kuvendeve të Kosovës e Shqipërisë me rastin e 110 vjetorit të pavarësisë.
Gjatë fjalës së tij, Konjufca theksoi se dy vendet duhet të jenë shumë të afërt, pasi Serbia po e lufton Kosovën nga brenda dhe jashtë.
“Jemi me ju dhe ju kemi në zemër. 28 nëntori mban në zemër ëndrrat tona kolektive dhe dashurinë e madhe për kombin. Kjo ditë ka simbolikën e vet për të mbajtur gjallë emocionet, krenarinë, gatishmërinë tonë. Na ka bërë tok në Tiranë, dita më e rëndësishme e kombit, 28 nëntori. Le t’i përshëndesim së bashku nga këtu të gjithë si shqiptarët në Kosove, Shqipëri, preshve, Bujnovc, ne Greqi e Itali, bashkatdhetarët në Gjermani, Zvicër, SHBA e çdokund ku ata jetojnë. Jemi këtu dhe jemi me ju e juve u kemi në zemër, urime dita e flamurit. 28 nëntori i mban në gjirin e vet të gjitha ëndrrat kolektive, por edhe aspiratat përbashkëta, mund e përpjekjet për liri. Kjo ditë e ka simbolin për të na i mbajtur gjallë emocionet më të thella, gatishmërinë më të vendosur dhe kujtimet tona më të çmuara. 28 nëntori është i shqip po aq sa është i Kosovës meqë është si gjithë shqiptarëve. Në këtë ditë lindi edhe heroi i madh Adem Jashari i cili duke luftuar për komb e atdhe u sakrifikuan me familjarë e me bashkëfshatarë në Prekazin legjendar. Lufta çlirimtare e largoi okupatorin serb dhe i hapi rrugë shpalljes së pavarësisë së Kosovës, ashti siç lidhja e Prizrenit 1 shekull më parë i hapi rrugë shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë. Meqë në zemrën e tyre e kishin 28 nëntorin. Kur ishim të shtypur, e jetonim në terrin jugosllav, popullin tionë të pamposhtur e mbajti. Rruga ishte e gjatë dhe aspak e lehtë, dy ngjarje të rënd e kanë hapur jkapitullin e mundësive të mëdha për kombin tionë, demokracia në Shqipëri dhe çlirimi i Kosovës nga pushtuesi serb. Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe aspiron BE, kurse Kosova aspiron NATO-n dhe anëtarësimin në BE. Orientimi ynë është i pa rezervë në BE dhe në një miqësi me SHBA. Përvoja na ka mësuar ne shqiptarëve që. Bota është më e pasigurt se dje, për shkak të sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës. Serbia nuk e fsheh lidhjen me Rusinë. Serbia po na lufton nga brenda dhe nga jashtë, pa zgjedhur mjete, prej diplomacisë deri të kontrollimi i grupeve që janë të lidhura me krimin në veri të vendit tonë. Sa më afër njëra tjetrës aq më lehtë do jetë t’i mbrojmë interesat jetike të vendit tona.
Sami Frashëri, thoshte se përkatësia më e fushqimshe është përkatësia kombëtare. Përdorte një falë të bukur shqip, kombëtaria. Është ky identitet që na bën të jemi një, kjo na mban të sigurt, të mësojmë nga rruga e kaluar dhe të zhvillohemi tutje. Sa më afër njëra tjetrës Shqipëria e Kosova aq më lehtë mund të mbrojmë interesat e kombit tonë. Rrnoftë dita e flamurit. Rrnoftë kombi shqiptar”, tha Konjufca.