Mbledhja e përbashkët mes dy qeverive/ Rama mbërrin në Shkup, pritet me ceremoni zyrtare nga Kovaçevski

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Shkup, ku është pritur nga zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi.

“Me Artan Grubin, zv.Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, për të nisur një ditë të mirë pune e marrëveshjesh që na afrojnë dhe na forcojnë edhe më shumë”, shkruan Rama.

Rama është pritur me ceremoni zyrtare nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski. Më pas, dy liderët do të takohen në ambientet e brendshme të kryeministrisë, për t’i lënë më pas vendin konferencës së përbashkët për shtyp.

Kujtojmë se ditën e sotme në Shkup, do të mbahet mbledhja e përbashkët e dy qeverive, ku pritet të firmosen disa marrëveshje.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *