Mbi 50 000 familje pritet të paguajnë më shtrenjtë energjinë elektrike (Skema)

Qeveria ka njoftuar ditën e sotme se kanë nisur rishikimi i faturave të energjisë për abonentët familjarë të cilët vlerësohen se harxhojnë mbi normën e lejuar.

Sipas njoftimit të kryeministrit Rama dhe ministres Balluku, ky studim tashmë ka nisur në lidhje me identifikimin e familjeve të cilët e tejkalojnë fashën.

Sakaq, referuar të dhënave nga raportet vjetore të ERE-s duket se janë mbi 50 mijë abonentë familjarë që e kalojnë këtë fashë, të cilët pritet ta paguajnë më shtrenjtë energjinë elektrike.

Në total, OSHEE ka rreth 1.2 milion abonentë familjarë, nga të cilët rreth 50 mijë vlerësohet sipas raporteve publike se harxhojnë më shumë se 700 kW/h në muaj. Kjo nënkupton se kjo kategori përfshin 6% të numrit të total të abonentëve.

Por pas heqjes së fashës mbrojtëse prej 300 kW/h disa vite më parë, tashmë çdo familje e paguan një kW/h energji elektrike me 9.5 lekë pa TVSH, ndaj gjasat janë që më shumë se 50 000 abonentë ta paguajnë energjinë e harxhuar mbi 700 kW/h me çmimin e tregut rajonal, i cili aktualisht është tepër i lartë, të përkthyera këto në fatura dyfish ose trefish më të larta se aktualet.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *