“Mbështetja nuk do të ndalet”, kancelari gjerman: Armët tona po bëjnë ndryshimin në luftën në Ukrainë!

“Gjermania furnizoi me armë shumë efikase Ukrainën. Këto armë po bëjnë ndryshimin në betejën aktuale në Ukrainë Lindore”, kështu është shprehur kancelari gjerman Olaf Scholz gjatë një konference të përbashkët shtypi të mbajtur me kryeministrin e Izrelit, Yair Lapid.

“Ajo që ne kemi dhënë, tanku kundërajror Gepard, Howitzer 2000 vetëlëvizës, raketahedhës u shumëfishtë MARS, janë armë që në fakt po kontribuojnë në ndryshimin e rezultateve në betejën lindore. Rezultate që ne i kemi parë, ka thënë më tej Scholz,.

Sakaq Gjermania është zotuar të dorëzojë sistemin e mbrojtjes ajrore Iris-T në Ukrainë dhe vendi kishte vendosur të porosiste më shumë nga këto sisteme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *