Mbështetësit e Berishës protestë para Gjykatës së Lartë!

Ashtu siç ishte paralajmëruar mbështetës të Sali Berishës janë mbledhur para Gjykatës së Lartë, ku do të zhvillohet seanca për “vulën” e Partisë Demokratike.

Protestuesit kanë bllokuar rrugën, duke krijuar kaos në qarkullimin e mjeteve.

Ndërkohë sipas deputetit të PD, Flamur Noka, ata e kanë lajmëruar policinë për zhvillimin e protestës, por nuk është marrë asnjë masë.

“Ne kemi  lajmëruar policinë, por nuk kanë marrë asnjë masë. Kështu që ne jemi në protestë, në mosbindje civile, le ta zgjidhin vetë ata. Ta harrojnë se me këto skenarë mund të na ndalojnë. Nuk ka më ndalim. Sot jemi këtu, nesër do jemi përballë SKAPIt, ne jemi përditë në protestë. Nuk ka bandë që na ndalon. Le të bëjnë çfarë përpjekje të duan”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *