Matura Shtetërore/ 33 mijë maturantë do të testohen në provimin e Gjuhës dhe Letërsisë

Rreth 33 mijë maturantë do t’i nënshtrohen këtë të shtunë provimit të dytë të Maturës Shtetërore, në lëndën e Gjuhës e Shqipe dhe Letërsisë.

Burime për median bëjnë me dije se janë angzhuar rreth 7 mijë mësues për mbarëvajtjen e provimit në të gjithë vendin.

Sakaq, provimi do të nisë në orën 10:00 dhe do zgjasin 2 orë e gjysmë. Ndërkohë testet janë të shkallëzuara sipas niveleve të nxënësve. 40% niveli i parë, 40% niveli i dytë, 20% niveli i tretë i vështirësisë. Maturantët do të zhvillojnë provimin e Matematikës më 17 Qershor, ndërsa më 24 Qershor Lënda me Zgjedhje.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *