Masakër në SHBA/ 18-vjeçari vret me armë 19 fëmijët dhe 2 të rriturit, ja pamjet gjatë sulmit (Video)

19-të fëmijë, një mësuese dhe një grua janë vrarë në një shkollë fillore në Teksas, nga nga një 18-vjeçar që më pas u qëllua për vdekje nga policia.

Mediat e huaja kanë identifikuar autorin dhe bëhet fjalë për Salvador Romos, student në shkollën e mesme Uvalde. Viktimat besohet se janë mes moshave 7 deri në 11 vjeç.

“Ai qëlloi dhe vrau në mënyrë të pa kuptueshme. Ai qëlloi dhe vrau në mënyrë të tmerrshme dhe të pakuptueshme 14 nxënës dhe një mësues”, tha guvernatori i vendit në një konferencë shtypi.

Sakaq, ka reagar edhe Presidenti Joe Biden, ku bëri thirrje për kufizime të reja të armëve në një fjalim drejtuar kombit disa orë pas sulmit.

“Si komb duhet të pyesim, kur në emër të Zotit do të ngrihemi para hollit të armëve? Kur në emër të Zotit do të bëjmë atë që duhet bërë?” pyeti Biden. “Pse janë të gatshëm të jetojnë me këtë masakër?”

Si ndodhi ngjarja?

Personi i armatosur përplasi makinën e tij jashtë shkollës para se të hynte brenda, tha Sgt. Erick Estrada i Departamentit të Sigurisë Publike të Teksasit.

Ai vrau gjyshen e tij përpara se të shkonte në shkollë me dy pushkë të stilit ushtarak që kishte blerë në ditëlindjen e tij, sipas Senatorit shtetëror Roland Gutierrez, i cili tha se ishte informuar nga policia e shtetit. Kjo ishte gjëja e parë që bëri në ditëlindjen e tij të 18-të,” tha ai.

Ramos kishte lënë të kuptohet në mediat sociale se një sulm mund të vinte, tha Gutierrez, duke vënë në dukje se “ai sugjeroi që fëmijët duhet të kenë kujdes”.

Një agjent i Patrullës Kufitare, i cili po punonte aty pranë kur filluan të shtënat, u fut me shpejtësi në shkollë dhe qëlloi personin e armatosur, i cili ishte pas një barrikade, sipas një zyrtari të zbatimit të ligjit që foli në kushte anonimiteti.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *