Manja pranon korrupsionin masiv/ 100 zyrtarë nën hetim

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, në një konferencë për mediat të zhvilluar ditën e sotme deklaroi se po merren masa të njëpasnjëshme për çrrënjosjen e korrupsionit në institucionet zyrtare në Shqipëri. Ai u shpreh se lufta kundër korrupsionit është prioritet i prioriteteve në luftën kundër korrupsionit.

Manja bëri të ditur se kanë dërguar inspektorë në terren, të cilët kanë bërë të mundur identifikimin me detaje të skemave korruptive. Si dhe shtoi që do ketë zero tolerancë për të gjithë zyrtarët që abuzojnë me punën e tyre.

“Përmes ankesave të ardhur në drejtorinë antikorrupsion  kemi hedhur dritë mbi shumë raste abuzive. Në saj të kësaj pune hetimore kemi dërguar më shumë se 15 kallëzime penale dhe kemi kërkuar hetimin disiplinor të mbi 100 zyrtarëve. Këto raste të hetuara do të trajtohen me seriozitetin e duhur nga institucionet e drejtësisë së re” u shpreh Manja.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *