Manja: Hapim qendrën e rehabilitimit të të miturve në Mëzezë, në fundvit aplikojmë amnistinë

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja nga Komisioni për Çështjet Ligjore, ku po shqyrtohet projektbuxheti 2023.

Manja tha se me këtë buxhet do të hapet instituti për rehabilitimin e të miturve në Mëzezë.

Sakaq për amnistinë fiskale tha se do të ketë vetëm për ata persona të cilët janë dënuar për vepra të lehta.

“Ministria e Drejtësisë dakortësohet me buxhetin 2023. Buxheti është parashikuar 11.9 miliardë lekë, është rritur me 0.8%. Punonjësve të burgjeve do t’i rritet paga dhe buxheti i garanton të përhershme, do rriten me 7% pagat për stafet civile. Akomodon uniformat e reja për punonjësit e policisë. Sakaq do të hapet rruga për institutin e rehabilitimit në Mëzezë të Tiranës. Do rehabilitohen të gjithë të miturit në konflikt me ligjin. Do reformohet dhe përmirësuar shërbimi i provës. Forcimi për luftën kundër korrupsionit. Të dënuarit dhe të paraburgosuri votojnë edhe aty ku janë edhe aty ku vuajnë dënimet. Nuk mendoj se amnistia që ne mendojnë ka të bëjë me procesin zgjedhor. Amnistia e fundit është në vitin 2020. Unë thashë se jemi nën kapacitete, por është një shifër e ulët nën kapaciteti dhe ju kemi mbyllur portën të gjitha transferimeve Dhe gjithashtu po e marrin në konsideratë sepse ka të bëjë edhe me funksionimin e sistemit të drejtësisë. Mendojmë se për një kategori veprash të lehta duhet t’u japim një shans, por nuk ka lidhje me procesin zgjedhor. Është një kërkesë që vjen nga të gjitha kushtet. Zvarritja e procese gjyqësore, veprat e lehta penale, pra janë shumë faktorë”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *