Manchester City ngel pa trajner ndeshjen e nesërme/ Ja çfarë i ka ndodhur Pep Guardiolës

Pas përhapjes së gjerë të pandemisë, infektimit nuk i ka shpëtuar edhe trajneri i Manchester City, Pep Guardiola.

Ai doli pozitiv me Covid-19 dhe si pasojë do të humb ndeshjen e nesërme në transfertë ndaj Swindon, e vlefshme për FA Cup.

Pas shenjave të martën, ai menjëherë bëri testin dhe sot doli pozitiv së bashku me asistentin Juanma Lillo. Të dy tani janë të izoluar.

Deri tani 21 persona janë izoluar. Nga ky numër, 14 janë staf dhe shtatë janë lojtarë të ekipit të parë. Ndihmës trajneri Rodolfo Borrell do të drejtojë ndeshjen e nesërme.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *