Manastirliu publikon shifrat, tregon sa vaksinime janë kryer deri tani në vendin tonë

Që nga nisja e procesit të vaksinimit masiv në Shqipëri, janë vaksinuar 585 mijë qytetarë. Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu. Në një postim në “Facebook”, Manastirliu shkruan se kjo shifër është arritur falë vaksinimeve që po vijojnë nga sheshi “Skënderbej” në Tiranë, e deri në qendrat shëndetësore në skajet më të largëta të vendit.

Të gjithë këtë proces, ajo e ka konsideruar si shembullorë, e për këtë, falenderon ekipet mjekësore.

“Më shumë se 585 mijë vaksinime janë kryer deri tani, nga sheshi Skënderbej, deri në qendrat shëndetësore në skajet më të largëta të vendit, në një proces vaksinimi shembullor, falë ekipeve tona mjekësore ”, shkruan Manastirliu.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *