Maliqi: Vota në Kuçovë u tjetërsua, bashkinë do ua kthejmë qytetarëve

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Kuçovën, Lefter Maliqi është shpresplotë se vota e qytetarëve do të lexohet drejtë nga KQZ dhe se ai ka besim që Bashkinë do ia kthejë qytetarëve.
Në një postim në Facebook, Maliqi rendit të gjitha premtimet që ka bërë gjatë fushatës dhe shton se ishte në prag të fitores, por vota u tjetërsua.
Lefter Maliqi i cili humbi bashkinë me vetëm 400 vota, thotë se i përulet qytetarëve që e votuan.

“Mirënjohje me përulje për banorët e qytetit Kuçovë për votën dhe mbështetjen! Jam më i vendosur dhe më i motivuar së kurrë më parë, për të ecur i sigurt me fitore në çdo sfidë. Së bashku do ndryshojmë dhe zhvillojmë qytetin, lagjet me rrugë, ndriçim, gjelbërim, do gjallërojmë jetën kulturore dhe sportive me Muze, Shtëpi Kulture, Stadium modern, kënde sportive dhe atë ekonomike me treg modern por mbi të gjitha me qendër sociale për pensionistët dhe fëmijët me aftësi ndryshe, linjë urbane, hapje frontesh të reja pune, bursa, ndihmë të vazhdueshme familjeve në nevojë etj. Unë i kam premtuar sepse mundem dhe sepse e di mirë rrugën për t’i realizuar! Ju besuat te premtimi im dhe nuk kam asnjë dyshim për këtë nëse vullneti juaj i lirë do të ishte lexuar pa u tjetërsuar! Do kishim nisur sot, rrugëtimin e transformimit, por për të kënaqur interesat e një grushtj njerëzish, na duhet të presim edhe pak me durim dhe me besimin se Bashkinë do ja kthejmë qytetarëve në të gjitha format!”, shkruan Maliqi.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *