Makina rrëshqet dhe përplaset me murin, plagosen 4 persona në Elbasan

Një aksident është shënuar në Shelcan, përgjatë aksit Elbasan-Gjinar. Një automjet i parkuar në vend të pjerrët, me katër persona brenda ka rrëshqitur duke u përplasur me një mur. Për pasoja kanë mbetur të plagosur të katër personat, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Mësohet se drejtuesi i mjetit ka tentuar të ndërhyjë, për të evidentuar ngjarjen aksidentale, por ka qenë e pamundur, pasi automjeti ka lëvizur me shpejtësi, sepse nuk ishte aktivizuar sistemi i frenave të dorës.

Njoftimi i Policisë:

Elbasan/ Informacion paraprak

Në fshatin Shelca, Elbasan, një mjet në oborrin e banesës ka rrëshqitur aksidentalishtë pasi drejtuesi i mjetit shtetasi A.Q., 27 vjeç kishte zbritur nga mjeti për të marrë dicka në banesë dhe mjeti ka lëvizur nga vëndi dhe për pasojë janë plagosur pasagjerët shtetasit, J.N., V.Ll. F.Q., G.N., dhe A.N.,të cilët janë transportuar në Spital për ndihmë mjeksore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *