Makina përplas motoçikletën në FIer, ndërron jetë drejtuesi

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Fier në vendin e njohur “Kthesa e Pojanit” , ku një mjet tip “Audi” ka përplasur një motoçikletë.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vend drejtuesi i motoçikletës Bardh Sulaj 67-vjeç i cili nuk mundi të mbijetonte pas plagëve të shumta që kishte marrë.

Ndërkohë, drejtuesi i mjetit tip “Audi”, kabraktisur makinën e tij e cila përfundoi në kanal dhe është larguar nga vendngjarja. Policia po punon për identifikimin dhe më pas arrestimin e tij.

Njoftimi i Policisë:

Fier/Informacion paraprak

Sot rreth orës 19:10, në aksin rrugor Fier-Seman, në fshatin Hoxharë e Vjetër, një automjet tip “Audi” ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin B. S., 67 vjeç, banues në Dërmënas, i cili ka ndërruar jetë.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit i cili ka braktisur mjetin dhe është larguar nga vendngjarja.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *