Makina inteligjente monitorim në Bypass-in e Fierit, u pezullon patentat 93 shoferëve, dhe mbyt në gjoba qindra të tjerë

Makina inteligjente ka bërë monitorimin e qarkullimit në Bypass-in e Fierit gjatë mbrëmjes së djeshme dhe të orëve të para të mëngjesit të ditës së sotme. Gjatë monitorimit janë konstatuar disa mjete me të cilat lëviznin me shpejtësi që fillonte nga 146 km/h e deri në 172 km/h.

Gjithashtu masa administrative u vendosën edhe ndaj 123 drejtuesve të tjerë mjetesh që makina inteligjente skanoi gjatë punës së saj, për shpejtësi mbi normat e lejuara, por pa sanksionin plotësues të pezullimit te lejes së drejtimit.

Policia e Shtetit i bën thirrje shoferëve që të zbatojnë rregullat e qarkullimit pasi puna e tyre në këtë drejtim nuk është aksion i përkohshëm, por do të vijojë pandërprerë, për të arritur qëllimin madhor, atë të rritjes së parametrave të sigurisë së jetës në rrugë.

Të gjitha akset rrugore të vendit do të monitorohen me makinën inteligjente dhe me flotën e pajisjeve të reja të Policisë Rrugore, me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve të mjeteve që qarkullojnë me shpejtësi tej normave të lejuara, në rrugë.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *