Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC) flet për shëndetin mendor në një episod të ri të #TalkingPoint
Rajoni ynë u trondit së fundi me një ngjarje që ndodhi në Serbi, kur një djalë adoleshent vrau dhjetë persona në shkollë, duke përfshirë nëntë shokë të klasës. Një tragjedi e tmerrshme që na la të gjithë të heshtur për ditë të tëra. 24 orë pas tragjedisë së shkollës, një tjetër vrasje masive ka ndodhur në rajonin tonë, ku një i ri 21-vjeçar ka vrarë 8 persona. Për të gjithë ne në këtë rajon, ato ngjarje ngritën pyetje mbi kontrollin e armëve të zjarrit dhe çështjeve të shëndetit mendor.
Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC), Majlinda Bregu, flet për shëndetin mendor dhe hap një diskutim për atë që mund të bëhet në nivel institucional, veçanërisht në nivel rajonal, në lidhje me politikat dhe praktikat e mira që nevojiten, të cilat duhet të jenë sistematike, gjithëpërfshirëse dhe që zgjasin për gjithë jetën, bazuar edhe në përvojën e mirë nga vende të tjera,.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit, gjysma e të gjitha çrregullimeve mendore fillon para moshës 14 vjeç, ndërsa 75% prej tyre në mes të të njëzet-ave. Shumica e tyre mbeten të pazbuluara dhe të patrajtuara. Disa thonë se refuzimi, moskuptimi dhe diskriminimi i lidhur me stigma të shëndetit mendor mund të jenë më të vështira për t’u përballur sesa vetë gjendja e shkaktuar nga këto crregullime. Stigmat dhe “mitet” për shëndetin mendor reduktojnë mundësinë e kërkesës së ndihmës, duke përfshirë marrjen e ndihmës dhe mbështetjes në kohën e duhur.
“Një gram parandalim ka vlerën e një kilogram shërimi”. Kjo është e vërtetë. Ka shumë këshilla se si të përmirësojmë shëndetin tonë fizik, duke parandaluar sëmundjet duke u kujdesur për atë që bëjmë dhe për atë që hamë. Por çfarë ndodh me shëndetin mendor? Çfarë do të thotë ‘një gram parandalim’ kur vjen puna tek shëndeti mendor dhe a kujdesemi mjaftueshëm për të?
Përllogaritet se 9 milionë fëmijë dhe të rinj në Evropë jetojnë me ndonjë çrregullim mendor. Fatkeqësisht, nevojat janë gjithmonë më të mëdha sesa burimet, dhe vetëm rreth 2% e buxhetit të shëndetit kombëtar i shkon shëndetit mendor.
Një studim nga viti 2020 tregon se rreth 22% e adoleshentëve kosovar, adoleshentëve nga Shqipëria dhe Maqedonia Veriore raportuan simptoma depresioni. Hulumtimi i paraqitur nga Këshilli Kombëtar i Rinisë në Serbi në fund të vitit të kaluar tregon se më shumë se gjysma e të rinjve kishin simptoma depresioni. Hulumtimi i vitit 2022 në Bosnje dhe Hercegovinë zbuloi se diagnozat më të shpeshta ose vështirësitë për adoleshentët ishin depresioni dhe ankthi, sikundër raportuar nga 48%. Gati 40% e të rinjve në Mal të Zi ndihen nën stres çdo ditë.
Ne në RCC duke filluar nga dhjetori 2021, kemi bërë hapat e parë nëpërmjet Youth Lab Mental Health drejt bërjes bashkë të nevojave të shëndetit mendor të të rinjve dhe zgjidhjeve politike, Që nga ai moment, të rinjtë nga rajoni dhe vendimmarrësit kanë punuar me planet kombëtare për shëndetin mendor, si dhe me udhëzime dhe rekomandime.
E di që kufizimet buxhetore janë një çështje për tu marrë në kosnideratë, por sqarimi i shumë zonave gri kur vjen puna tek legjislacioni për shëndetin mendor dhe përmirësimi i qasjes ndërsektorale janë të domosdoshme nëse duam të kemi një panoramë të qartë mbi një nga problemet më të mëdha me të cilat ky rajon po përballet. Një mjedis miqësor është gjithashtu një nevojë kur flitet për këto çështje. Fëmijët tanë nuk e konsiderojnë shtëpinë dhe familjet e tyre si të vetmit komunitete; ka edhe komunite online. A kemi ndonjë rregullator për to? Duhet të jemi proaktivë, më të hapur dhe të lirë për të komunikuar në lidhje me shëndetin mendor, veçanërisht me të rinjtë nga rajoni ynë. E di që është më e lehtë të thuash se të bësh, por duhet të bindemi se kur vjen puna tek shëndeti mendor, një mollë në ditë nuk e largon mjekun,” tha Bregu.