Macron në Tiranë, flet për energjinë elektrike dhe integrimin në BE të Ballkanit Perëndimor: Skenari i frikës nuk është për mua

Presidenti i Francës Emmanuel Macron ka folur për mediat teksa mbërriti në Tiranë për samitin që mbahet të martën e 6 dhjetorit mes liderëve të BE dhe atyre të Ballkanit Perëndimor.

Duke folur për sfidat e energjisë elektrike, Macron tha se nuk ka skenar frike, por foli për një solidaritet mes BE dhe Ballkanit Perëndimor për këtë çështje.

“Diskutimet dhe lufta në Ukrainë çështje sigurie për gjithë rajonin kështu që ne jemi që prej shkurtit e marsit duke punuar. Jam i lumtur që sot jam në Shqipëri, për këtë samit në një moment mjaft të rëndësishëm për ne në kaudër të presidencës çeke kemi projekte konkrete për të diskutuar.

Gjithashtu me rëndësi të kemi solidaritet mes BE dhe BP për energjinë dhe gjithasthu dhe për procesin e integrimit të kësaj pjese në BE, të punohet drejt thellimit të agjendës politike. Do kemi mundësi dhe me kancelarin Scholz të përgatisim konkluzionet për energjinë.

Roli i autoriteteve pubklike nuk është të qeverisin përmes frikës roli i qeverisë e minsitrave të bëjnë punën e tyre në raport me energjinë. Kjo s’është për të frikësuar njerëzit me skenare absurde, ju lutem ndaleni. Jemi një vend i madh, kemi cështejn e eergjisë secili bën punën e vet. Skenari i frikës nuk është për mua”, tha Macron.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *