Lushnjari bënte të ‘fortin’ në Torino si pjesë e një bande droge. Por policia e qytetit të tij i bën ‘hatanë’…

Është arrestuar në Lushnjë 42-vjeçari Amarildo Ajdini (Kërçuku), i shpallur në kërkim nga autoritetet italiane, si pjesë e një organizate kriminale dhe për trafikim lëndësh narkotike.

“Një tjetër person në kërkim ndërkombëtar bie në prangat e Policisë. Arrestohet përkohësisht, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, 42-vjeçari i dënuar me 8 vite burgim për veprat penale ‘Pjesëmarrje në grup kriminal’ dhe ‘Trafikimi i lëndëve narkotike’.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme ‘Shqiponja’ në DVP Fier dhe me Interpol Tirana, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, kanë bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin provizor me qëllim ekstradimin drejt Italisë, të shtetasit Amarildo Ajdini (Kërçuku), 42 vjeç, banues në Dushk”,- thotë policia në njoftimin e saj.

Arrestimi i tij u bë pasi Gjykata e Torinos, Itali, me vendimin e datës 21.05.2020, e ka dënuar me 8 vite burgim për veprat penale “Pjesëmarrje në grup kriminal” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

/Priza.al/

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *