Lumi Vjosa shpallet Park Kombëtar

Lumi i Vjosës u shpall sot nga qeveria shqiptare si lumi i fundit i egër në Europë, “Park Kombëtar”, kategoria e dytë e mbrojtjes që është shumë më e lartë nga ajo që kishte deri një vit më parë thjesht, “park natyror”.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro e bëri me dije këtë fakt sot pas mbledhjes së qeverisë duke e deklaruar si parku i parë në Europë, i një lumi të egër siç është lumi i Vjosës.

“Është punë e gjatë që kurorëzohet me këtë akt ligjor, është faza e parë kësaj pune që ka filluar që në fund të 2021. Pas fazës së parë të studimit, që kishte të bënte me parkun natyror është punuar ngushtësisht me shoqatat mjedisore, Unionin Ndërkombëtar të Konservimit të Natyrës, të cilët edhe na certifikuan në samitin e Montrealit të CO15, të biodiversitetit për standardet ndërkombëtare të arritura për të gjithë procesin e studimit, dhe përgatitjes së këtij parku kombëtar”, tha Kumbaro.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *