Lukaku mund të bëjë rikthimin e papritur tek Chelsea

Romelu Lukaku mund të qëndrojë në Chelsea nën drejtimin e Mauricio Pochettino pas huazimit të tij në Inter, me trajnerin e ardhshëm i cili duket i hapur për të punuar me të.

Lukaku e ka parë skuadrën e tij Inter të arrijë në finalen e Ligës së Kampionëve, duke mposhtur Milanin, dhe bisedimet mes Chelseat dhe lojtarit do të zhvillohen pas ndeshjes, sipas The Telegraph.

Emërimi i Pochettino në Stamford Bridge është i afërt dhe ai thuhet se është i hapur për të riintegruar Lukakun në skuadrën e tij, por vendimi do të jetë i belgut.

Raporti pretendon se Lukaku mund të dëshirojë të qëndrojë në Itali, por mbetet për t’u parë nëse Interi do të jetë në gjendje ta përballojë atë.

30-vjeçari nuk startoi kundër Milanit në asnjërën ndeshje, por doli nga pankina në të dyja ndeshjet.

Inter Akoma nuk ka raportuar asgjë konkrete për Lukakun, por si duket gjithçka do të sqarohet pas finales së Stambollit në Ligën e Kampionëve.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *