Lufta kundër korrupsionit/ Soreca: Të shohim dënime dhe konfiskime nga gjykatat, ekspertët do të monitorojnë rastet

Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca, në fjalën e tij gjatë konferencës “Sfida dhe lufta kundër korrupsionit”, ka thënë, se Shqipëria ka bërë përparim në fushën e korrupsionit. Soreca gjithashtu tha se na duhet ende të shohim dënime dhe konfiskime nga gjykatat.

Ndër të tjera, ambasadori i BE nënvizoi, se ekspertët po monitorojnë rastet që do të jenë në trajtesën e Gjykatës së Lartë.

“E vetmja mënyrë se si mund të luftohet korrupsioni dhe krimi i organizuar në mënyrë efikase është puna e përbashkët, e mirëkoordinuar dhe e vazhdueshme. Djegia, rastet dhe përqasja e duhur për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar. Të premten e kaluar patëm një super sukses me operacionin “Shpirti”. Hetimi i krimit financiar kërkon një punë specifike se është shumë kompleks. Politikanët, gjyqtarët, prokurorët duhet të kuptojnë që askush nuk është mbi ligjin. BE e ka mbështetur Shqipërinë me 60 mln euro që prej 2020-s, për rritjen e kapaciteve të strukturave të rëndësishme. Sfidat janë të shumta dhe synimi ynë është i përbashkët. Një klimë që do të sjellë investime dhe do të rrisë standardet ekonomike. Qytetarët shqiptarë duhet të kuptojnë se Bashkimin Europian e kanë në krahun e tyre”, tha Soreca.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *