Lufta kundër korrupsionit/ Rama: Ky është një proces që ka uljet dhe ngritjet e veta, ka rëniet dhe zhgënjimet e veta por…

Gjatë konferencës së Antikorrupsionit që po zhvillohet në Pallatin e Kongreseve, kryeministri Edi Rama është ndalur tek Reforma në drejtësi. Sipas Ramës përpara nisjes së kësaj reforme, në Shqipëri nuk ka pasur asnjëherë drejtësi të pavarur nga politika.

Këtë deklaratë, Rama e mbështet tek puna e Prokurorisë dhe Gjykatës së Posaçme që kanë marrë nën hetim dhe kanë dënuar zyrtarë të lartë të kësaj qeverie.

Rama thotë se vite më parë, askush nuk mund ta mendonte se do të mund të dënoheshin ministra apo deputetë.

“Për reformimin e sistemit të drejtësisë, do ketë një panel të veçantë pas kësaj hapje. Do doja të thoja diçka që ma ha mendja biem dakord që të gjithë pavarësisht bindjeve që kemi, rezervave që kemi për ndonjë gjë, pavarësisht simpative politike.

Kush e mendonte deri pak vite më parë se në këtë vend, do ndëshkoheshin nga drejtësia figura politike të rangut më të lartë? Kush e mendonte se do të vinte dita vetëm pak vite më pas fillimit të reformës në drejtësi që askush nuk do të ndihej i paporekshëm, anëtarë qeverie, përfaqësues të pushtetit vendorë, deputet, do të merreshin në hetim dhe do akuzoheshin nga një Prokurori e ndarë nga politika dhe tërësisht e fokusuar në misionin e saj për të bërë drejtësi.

Nuk besoj se ndokush do i përgjigjej pozitivisht pyetjes që a e beson se do të ndodhë kështu pas disa vitesh. Dhe jo anëtarë qeverie, apo deputetë të opozitës, por të partisë në pushtet. Ne kemi pasur anëtarë qeverie që pushkatoheshim, por ishim sistem tjetër. Ky është një moment historik përtej të gjitha mangësive apo dobësive që ka një proces që nuk ka ndodhur kurrë më parë, dhe është në hapat e tij të parë për të pasur në këtë vend, të kemi një drejtësi të pavarur që ndan kushëririn e ndershëm dhe kusghëririn e fajshëm.

S’ka pasur Shqipëria drejtësi të drejtë dhe të pavarur nga politika në asnjë prej momenteve qeverisjes së saj qoftë në mbretëri, komunizëm apo periudhat përpara. As përpara periudhës përpara reformës në drejtësi. Ky është një proces që ka uljet dhe ngritjet e veta, ka rëniet dhe zhgënjimet e veta por që sidoqoftë është procesi i duhur në drejtimin e duhur” – tha Rama.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *