“Lufta” e Twitterit mes Musk dhe Zelenskyy për sondazhin e luftës

Miliarderi Elon Musk u ka bërë thirrje përdoruesve të Twitter që të votojnë pro ose kundër propozimit të tij për t’i dhënë fund pushtimit rus të Ukrainës. Presidenti Volodymyr Zelenskyy postoi sondazhin e tij duke pyetur përdoruesit nëse u pëlqente më shumë personi më i pasur në botë kur mbështet Ukrainën.

“Cili Elon Musk ju pëlqen më shumë?” ishte pyetja e shtruar nga Zelensky, duke ofruar dy opsione: ai që mbështet Ukrainën apo ai që mbështet Rusinë?

Musk, njeriu më i pasur në botë, propozoi mbajtjen e referendumeve në katër rajonet e Ukrainës – të cilat Rusia njoftoi javën e kaluar t’i aneksojë – me kusht që vëzhguesit e OKB-së të mbikëqyrin procesin. Referendumet e mbajtura në Donetsk, Luhansk, Zaporizhia dhe Kherson u dënuan nga Kievi dhe Perëndimi si “të paligjshme” dhe “shtrënguese”.

“Rusia po largohet nëse ky është vullneti i popullit”, ka shkruar Musk.

Shefi i Tesla-s propozoi që Krimea të cilën Moska e kapi dhe e aneksoi në vitin 2014 – të njihet si pjesë e Federatës Ruse, që të garantohet furnizimi me ujë i Krimesë dhe që Ukraina të mbajë një qëndrim neutral. Ai u kërkoi përdoruesve të Twitter të votojnë “po” ose “jo” për propozimin e veçantë.

“I dashur Elon Musk, kur dikush tenton të vjedhë rrotat e Teslës suaj, ata nuk e zotërojnë ligjërisht makinën apo rrotat. Edhe nëse pretendojnë se e kanë votuar. Thjesht po e përmend”, komentoi presidenti lituanez Gitanas Nausenda.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *