“Look-u i ri” e shpëtonte nga agjentët/ Pse nuk arrinin ta gjurmonte policia Nuredin Dumanin?

Nuredin Dumani, i shumëkërkuari për vrasje në seri në vend, nuk arrihej të gjurmohej nga forcat e policisë. Sipas burimeve, përveç aplikacioneve që kishte në telefon për fshirjen e gjurmëve, Dumani gjithashtu kishte ndryshuar edhe pamje. Kishte një “look të ri”, ndryshe nga fotoja që mbanin policët për identifikimin e tij. Flokë të gjata kaçurrel, me mjekër te prerë me formë. Duket se ky ishte “look-u” i ri që kishte zgjedhur Nuredin Dumani, për t’i shpëtuar Drejtësisë.

Burime ekskluzive, bëjnë të ditur se disa kohë më parë, Nuredin Dumani u ka shpëtuar në dy raste agjentëve të krimit. Policia posedonte një foto të vjetër të Nuredin Dumanit e dal nga sistemi TIMS, por në fakt ngjashmëria mes fotos që policia posedonte dhe pamjes aktuale të Nuredin Dumanit ishte krejtësisht ndryshe.

Madje,ai ka kaluar para syve të agjentëve të Operacionales në një aksion të nisur për kapjen e tij, por nuk është njohur. Aksioni ka nisur pas informacioneve të marra në rrugë operative nga ana a e policisë, për vendndodhjen e saktë të Nuredin Dumanit. Por pavarësisht kësaj ai nuk mundi të arrestohej.

Ndërkohë, kujtojmë se Nuredin Dumani mbeti i plagosur të martën pas një atentati me armë në Papër të Elbasanit. Policia e arrestoi atë disa orë më pas në një apartament në lagjen Apollonia të Fierit, të cilën kishte pak kohë që e kishte marrë me qira. Nuredin Dumani ishte një nga më të kërkuarit e policisë, pasi konsiderohet si i përfshirë në shumë ngjarje kriminale dhe vrasje të ndodhura vitet e fundit. Ai konsiderohet edhe si rival i Talo Çelës, një tjetër i shumëkërkuar nga policia shqiptare, i cili vijon të jetë ende në arrati. Vrasësi serial u ka shpëtuar mbi 20 atentateve, ndërsa ditën kur ndodhi shkëmbimi me armë në Papër dyshohet se i është zënë pritë nga rivali i tij./Priza.al

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *