Londra si “han pa porta”/ Me maskë në kokë, në mes të ditës grabitësit me thikë në dorë shtrijnë në tokë gruan

Krimi në kryeqytetin e Britanisë së Madhe, Londër duket se ka dalë jashtë kontrollit pasi grabitësit e armatosur me thika dhe çekiçë të mëdhenj, veprojnë të pashqetësuar në mes të ditës duke sulmuar qytetarët për t’i vjedhur.

Vetëm pak orë pasi grabitësit me motoçikleta thyen xhamin e Bugattit me vlerë 3 milionë paund, vetëm për t’i vjedhur shoferit një Rolex, që kushton 110 mijë paundë, një tjetër grabitje e dhunshme është kapur në kamera.

Këtë herë në zonën e në Pond Place, Chelsea, dy grabitës kanë shtrirë në tokë një grua duke e kërcënuar me thikë, ndërsa burri i saj tenton t’i ndalojë që t’ia grabisin orën.

Grabitësit e veshur me kapuça të zinj dhe rroba po me të njëjtën ngjyrë e godasin gruan nga këmbët, ndërsa në një moment lëshon me grushte e shkelma mbi burrin e saj që përpiqet të reagojë për t’i zmbrapsur.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *