Lokalet/ Veliaj: Nuk dal në debat me Këlliçin, le të vijë Berisha

Kandidati i Partisë Socialiste për bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj thotë se nuk ka frikë nga debatet, por shmang një përballe me Belind Këlliçin.

Gjatë një intervistë në një emision televiziv, Veliaj shtoi se nuk e ka problem që të përballet me Sali Berishën, për të cilin ka një vulë që flliq forcën që përfaqëson.

‘Unë nuk kam asnjë frikë të dalë në debat me askënd edhe me ata që janë drejtues të koalicionit, Berishën dhe Metën. Në fazën që Berisha ka ikur nga fushata e Tiranës edhe Meta ka ikur, unë nuk bëj dot debat. Nuk kam hezituar asnjë debat. Nuk është fare frikë. Kjo fushatë është një “make up” për Berishën. Populli më pro amerikan ka një non grata.

Për sa kohë që ne kemi një raport me SHBA dhe përsa kohë që Berisha ka një vulë që flliq dhe forcën që përfaqëson. Ne sot kemi një koalicion pa emër e dhe pa fytyrë, tani unë të bëj një debat me gjuhën e shenjave. Debati me gishta nuk bëj dot që nuk nxjerrin as fytyrën. Nëse Berisha është lideri, bujrum le të vij kur të duash le të bëj debat. Por nuk pranojmë çdo surrogato që ka zgjedhur ai për të pastruar fytyrën.’- tha Veliaj.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *