Lokalet/ KSHH: KQZ të marrë masa për lirinë e medias

Komiteti shqiptar i Helsinkit në një deklaratë për shtyp njoftoi sot se media është frenuar për të transmetuar mbulim të thelluar të të gjitha subjeketeve zgjedhore e ndonjëherë ka hequr dorë për të marrë pjesë në fushatë për shkak të përmbajtjes nga vetë partitë në programet informative.

“Prej vitit 2009 e në vazhdim, madje edhe në raportin e fundit për zgjedhjet parlamentare të datës 25 Prill 2021, OSBE/ODIHR ka rekomanduar të rishikohet neni 84/1 i Kodit Zgjedhor që lejon filmimet e para-regjistruara të prodhuara nga partitë politike, të transmetohen gjatë dhënies së lajmeve, gjë që krijon avantazh të padrejtë, sidomos për partitë kryesore politike.

OSBE/ODIHR vërejti në këto zgjedhje, por edhe më herët, se transmetuesit u frenuan të zhvillojnë një mbulim të thelluar dhe analitik të të gjitha subjekteve zgjedhore. Kjo, e kombinuare dhe me përmbajtjen e prodhuar nga vetë partitë në programet informative, që kufizoi mundësinë e zgjedhësve për të bërë zgjedhje të informuara.

Duke interpretuar ngushtë ligjin dhe rregulloret e KQZ-së, transmetuesit shpesh zgjodhën të mos merrnin pjesë në ngjarjet e fushatës, gjë që rezultoi në mungesë të mbulimit gjithëpërfshirës dhe objektiv të subjekteve dhe bëri të paqartë ndarjen midis përmbajtjes editoriale dhe reklamës politike.

KSHH shpreh keqardhjen se Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, deri më tani, për shkak të polarizimit të tejskajshëm nuk arriti të shqyrtojë rekomandimet e OSBE/ODIHR-it të adresuara në zgjedhjet parlament retë dt.25 Prill 2021 dhe rekomandimet e tjera të pashqyrtuara në raporte të më hershme të tij.

Në të njëjtën linjë me rekomandimet e OSBE/ODIHR-it është edhe jurisprudenca e Gjykatës së Strasburgut (GJEDNJ), e cila ka theksuar se zgjedhjet e lira dhe liria e shprehjes, e në mënyrë të veçantë liria e debatit politik, qëndrojnë në themelet e një demokracie. Këto dy liri janë të ndërlidhura dhe funksionojnë për të përforcuar njëra-tjetrën. Është veçanërisht e rëndësishme në periudhën para zgjedhjeve, opinionet dhe informacionet e të gjitha llojeve të lejohen të qarkullojnë lirisht . Ky parim zbatohet si për zgjedhjet kombëtare ashtu edhe për ato lokale .”

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *