Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me aplikimin e pasaportave në mënyrën dixhitale në aeroporte.
Përmes një postimi në ‘Facebook’, Rama ka ndarë pamjet nga terminali i ri i Aeroportit të Rinasit duke treguar se si po funksionon zbatimi i teknologjisë së re për leximin e pasaportave në mënyrë dixhitale.
“Ja si hyhet sot në Shqipëri nga Rinasi???”, shkruan ai.