Lëvizte me pistoletë në brez, arrestohet 41-vjeçari në Tiranë (Emri)

Një 41-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Tiranë pasi është kapur me një armë zjarri.

Unifromat blu raportojnë se shtetasit Mujao Lamaj, pas kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua një armë zjarri tip pistoletë.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 6., operacioni policor i koduar “Start 2023”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje.

Lëvizte me armë zjarri pistoletë, Policia kap dhe vë në pranga 41-vjeçarin. Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në inteligjencën informative se në rrugën “Teodor Keko”, një shtetas po lëvizte me armë zjarri, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Start 2023”.

Si rezultat i këtij operacioni, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– M. L., 41 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën këtij shtetasi 1 armë zjarri pistoletë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *