Lëkundje të fuqishme tërmeti në Tiranë! Ja sa ishte magnituda

Tërmeti i fuqishëm godet Shqipërinë! Lëkundjet ndihen në Tiranë, Durrës, Lezhë e Pogradec, ja sa ishte magnituda

Lëkundje të fuqishme tërmeti u regjistruan sot në mbrëmje në Shqipëri. Sipas EMSC, lëkundjet ishin në magnitudën 5.2 të shkallës Rihter.

Sipas raportimeve, lëkundjet u ndjenë në disa qytete si Tirana, Pogradeci, Lezha dhe Durrës.

Ndërkohë EMSC raporton se epiqendra e tërmetit ishte 14 km nga qyteti i Burrelit dhe me thellësi 1 km.

Lëkundjet kanë shkaktuar panik tek qytetarët teksa ende nuk ka informacione për dëmtime.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *