Largimi i Ronaldos, vendimtar për Dybala-n! Arrihet marrëveshja mes argjentinasit dhe ‘Zonjës së Vjetër’

Pas largimit të Cristiano Ronaldos nga Juventusi, më në fund një lajm i mirë për tifozët. Pas disa tratativash që zgjatën për më shumë se një vit, Paolo Dybala dhe Juventus kanë gjetur akordin final për rinovimin e kontratës.

Sipas TuttoSport, agjenti i Dybala do të zbarkojë në Torino në fund të muajit, për të nënshkruar kontratën e re me “Zonjën e Vjetër”. Dybala do të firmos një kontratë që e mban të lidhur deri në 2026.

Nga kjo kontratë, sulmuesi argjentinas do të përfitojë 8,5 milionë euro kesh në vit plus 1,5 të tjera në formë bonusesh. Me Allegrin në stol, Dybala është kthyer në qendër të projektit.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *