Lagjja ‘5 Maji’/ Veliaj uron Vitin e Ri në familjen që përfitoi nga rindërtimi: Të gjithë dolën më të fituar

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ishte pasditen e sotme në familjen Avdiu, përfitues nga programi i rindërtimit të një shtëpie 3+1 në lagjen e re “5 Maji”. Me urimin për një vit të mbarë për çdo familje shqiptare, Veliaj u shpreh gjatë kësaj vizite se e gjithë lagjja do të urbanizohet në mënyrë që banorët e rinj të saj të kenë të gjitha shërbimet.

“Gëzuar, një vit të mbarë! Shtëpia ka dalë mrekulli, kur mendoj se ka qenë këtu një baltovinë. Pashë kur po vinim shkallëve, ishin këpucët gjithandej dhe kuptova që ishte gjithë shkalla e banuar. Ne po mendojmë të sjellim disa institucione, përfshi edhe njësinë administrative. Se kur vjen edhe bashkia këtu me një zyrë, kur vjen edhe qeveria me taksa, me tatime, kur vijnë edhe disa zyra të tjera, fillojnë dhe kuptojnë njerëzit që ka vlerë, se gjersa shteti sjell vet zyra këtu, do të thotë që gjithë zona do ketë vlerë” tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë tha se me rindërtimin përfituan të gjithë më shumë. Ai ka treguar një pjesë të bisedës me njërin prej banorëve që kundërshtuan më shumë shembjen e banesës. “I ramë në qafë Lali Erit, por këtu qenka parajsë në krahasim me çfarë kishim” – janë shprehur djemtë e nënë Lizës, sipas Veliajt.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *