Ky është shteti ku 1/3 e popullsisë janë milionerë

Monako është një qytet-shtet i vogël në bregdetin e Francës, që ndryshe njihet edhe si këndi i lojërave të njerëzve të pasur. Sipas Raportit të Pasurisë nga Knight Frank për vitin 2019, nga 38,300 banorë që jetojnë aty, 12,261 janë milionerë.

Kjo do të thotë se 32% e banorëve të Monakos, apo një e treta e popullsisë, janë milionerë. Dhe këta njerëz të pasur janë të grupuar brenda më pak se 2,5 kilometra katrorë.

Po sipas këtij raporti, varfëria në Monako është zero. Qeveria i riinveston të ardhurat nga turizmi sërish në komunitet, për të rritur cilësinë e jetesës si dhe për të nxitur të pasurit të vijojnë të blejnë prona aty.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *