Ky është rregulli që duhet të zbatoni në familje

Për shkak të detyrimeve të shumta dhe stilit të shpejtë të jetesës, punës që merr pjesën më të madhe të ditës gjatë kohës që fëmijët tanë janë në kopsht, na kanë mbetur vetëm disa orë për të kaluar me ta.

Cili është rregulli i tre minutave?

Do të thotë që sa herë që nuk e keni parë fëmijën tuaj për një kohë, qoftë një orë, një ditë e tërë apo disa ditë, përqafojeni atë dhe pyesni se çfarë ndodhi kur si ia kanë kaluar. Çfarëdo që ai t’ju thotë, dëgjojeni atë. Lëreni bisedën të zgjasë të paktën 3 minuta sepse, si rregull, kjo kohë mjafton që fëmija të paraqesë informacione të rëndësishme për të.

Gjëja më e rëndësishme është që gjatë këtyre tre minutave të jeni plotësisht të fokusuar tek fëmija, ta shikoni në sy dhe t’i tregoni se po e dëgjoni me vëmendje.

Është e rëndësishme të theksohet menjëherë se rregulli i tre minutave nuk do të thotë se mjafton të kaloni vetëm tre minuta në ditë me fëmijën tuaj. Kjo do të thotë që për të paktën tre minuta duhet të përqendroheni maksimalisht tek fëmija, ndjenjat, përvoja dhe mendimet e tij.

Falë këtyre pak minutave, do të mund të ndërtoni një marrëdhënie besimi me fëmijën tuaj. Ai do të ndiejë se nuk është lënë pas dore dhe se jeta e tij dhe gjithçka që ndodh në të është e rëndësishme për ju. Vitet do të kalojnë, fëmija do të rritet, do të largohet dhe do t’ju tregojë shumë më pak për veten e tij. Por gjithmonë do ta dijë se ka një prind që është vërtet i interesuar për të, dhe më e rëndësishmja, e dëgjon atë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *