“Ky është një poshtërim për ne”/ Berisha: Ky regjim aq sa duket i fuqishëm, aq është i kalbur

Ish-kryeministri Sali Berisha i ka  bërë thirrje që të gjithë bashkë, të ngrihen për të rrëzuar regjimin, që ai e quan monist. Gjatë fjalës së tij në një tryezë me mjekë, Sali Berisha tha se kjo qeveri bazohet mbi vjedhje.

“Ky është një poshtërim për ne detyra jonë është të ngrihemi dhe aq sa duket ky regjim aq saç është i fuqishëm aq është i kalbur, ky bazohet mbi vjedhje korrupsion keta vjedhin, vjedhin të sëmurë, ilaçe cdo gjë, ndaj premtoi 50 aspirator dhe sjell 5 , kështu që shpresoj shumë tek ju dhe jam i bindur se bashke do bëjmë gjithcka për të ndërruar këtë qeveri këtë sistem monist, mjekët janë profesion me influrencë, dëshperimi do ta rrenojë rininë shqiptare, por a ka arsye që të vazhdojë kjo rrokullisje , nëqënëse ne vendosim ti qëndrojme kjo stopon dhe ne rikthehemi , nuk është se kishte probleme por ky degradim ëdhtë i papranueshem ku vdesim me mijëra njerëz, pse të vdesin nga covid me mijëra njerëz, të dashur miq mjeke mjekë, të  pranishëm ju bej thirrje të organizohemi të bëjmë gjithcka dhe ti përgjigjemi këtij regjimi me gjithë guximin tonë”, tha Berisha.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *