“Ky është Botërori im i fundit”, Neymar paralajmëron Brazilin: Shpresoj që të…

Futbollisti Neymar ka deklaruar në një intervistë se Katar 2022, do të jetë Botërori i tij i fundit. Braziliani nuk ka arritur të ngrejë trofeun e lakmuar, në dy edicionet e fundit të Kupës së Botës dhe beson se turneu i ardhshëm do të jetë shansi i tij i fundit për të realizuar këtë ëndërr.

“Besoj se turneu i ardhshëm do të jetë hera e fundit që luaj në Kupën e Botës. E shoh si herën e fundit, sepse nuk e di nëse do të kem fuqinë fizike dhe mendore për të vazhduar me futbollin.

Prandaj do të bëj maksimumin që të fitoj këtë trofe me skuadrën kombëtare, të realizoj ëndrrën më të madhe, që kur isha fëmijë. Shpresoj që të arrij ta bëj realitet”, ka thënë sulmuesi i PSG-së, në një dokumentar ekskluziv të “DAZN” për të.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *