Kushi-opozitës: Ju ka mbetur merak Kongresi i Arsimi, ndaj xhelozoni për suksesin tonë

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi në Kuvend i është përgjigjur opozitës për akuzat që bëhen ndaj arsimit.

Kushi tha se universitetet e kanë mundësinë për të kryer kërkim shkencor dhe se pagat e tyre do të ritën me 15%.

Sakaq theksoi se edhe në infrastrukturën e shkollave është bërë një investim i madh, ku përmendi gjimnazin ‘Sami Frashëri’.

“Ua sjell unë të gjithë kolegët tanë që kanë aplikuar për kërkim shkencor. I kemi pothuaj në të gjitha departamentet.  I kemi me shifra. Shoh që nuk jeni dakord me rritjen deri në 15% , e thashë edhe më parë buxheti i shtetit do të mbulojë 7 % ndërsa vetë universitetet mund të rrisin pagat. Nuk janë vetëm tarifat e studentëve burim i të ardhurave. E shikoj se sa ju ka mbetur merak Kongresi i Arsimit dhe sa shumë xheloz jeni bërë për suksesin, ishit të ftuar mund të kishit ardhur. Ftesa ju erdhi të gjithëve, por nuk e dinim që ju e keni dashur me emër e mbiemër të gjithsecilit. Kongresi ishte një sukses u vlerësua dhe nga ndërkombëtarë, kishte përfaqësues nga universitete më prestigjioze, ju jeni xheloz se mbase nuk keni bërë një kongres si ai. Por të flisni për shkollat  e reja duhet një guxim shumë i madh dhe të flisni për shkollën Sami Frashëri, zor se do të gjeni një infrastrukturë të tillë”, tha ajo.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *