Kush është Ismet Haxha, njeriu i tretë që planifikohej të vritej pas Kurtit e Halitit?

Ish-komandaniti Haxha, pas luftës ka qenë edhe anëtar i Shërbimit Informativ të Kosovës, që drejtohet nga Veseli. Ish-eprori i UÇK-së ishte akuzuar nga Gjykata në lidhje me krime të luftës, dhe ishte në grupin e njohur si “Drenica”, së bashku me Sylejman Selimin, ish-komandantin e përgjithshëm të UÇK-së. Ai ishte shpallur i pafajshëm në akuzën për keqtrajtim në luftë dhe arratisjen nga QKUK.

Si i shpëtoi Haxha 3 shqiptarë që ishin zënë robër nga paramilitarët serbë?

Një prej aksioneve të suksesshme të luftës së UÇĶ në Vaganicë, të Mitrovicës që atë kohë drejtohej nga komandanti Ismet Haxha kundër paramilitarëve serbë, ndodhi më 6 prill të vitit 1999, rreth orës 11 të paraditës.

Atë ditë paramilitarët serbë që operonin në ktë fshat, i kishin nxjerrë para pushkatimit 3 qytetarë civilë. Por ata shpëtuan, falë Ismet Haxha. Haxha përmes një breshërie kallashnikovi jo vetëm që shpëtoi robërit shqiptarë, por edhe vrau paramilitarët serbë. Numri i të plagosurve ishte shumë më i lartë nga luftimet që pasuan aksionin.

Për këtë ngjarje, kishte rrëfyer para pak kohësh, Argjent Zeqiri, ish ushtar i UÇK-së.

“Komandanti Ismet Haxha ishte veç në pozicionin e duhur në drejtim me ne, në anën jashtë murit (në sokak), në një largësi ajrore 4-5 metra është ngritur në këmbë dhe shkrepi një breshëri plumbash në drejtim të këtyre dy paramilitarëve serbë te cilit na mbanin peng”.

“Filluan gjuajtje edhe nga ana tjetër e ushtarëve serbë që ju vinin në ndihmë paralimitarvëe, mirëpo në vendin tjetër kyç ishte edhe një ushtar i joni Besnik Bilalli i cili gjuajti me granatë dorë dhe ndali hovin e paramilitarëve derisa ne u terhoqëm nga aty”.

“Ismet Haxha vazhdoi të përballet me ta derisa i la që të tre paramilitarët të vdekur në vend dhe disa tjerë të plagosur që vinin çdo moment në mbrojtje të shokëve të tyre. Pas pak, në ndihmë erdhën edhe disa ushtarë tjerë të Vaganicës dhe rrethinës që luftuan pandërprerë deri me hyrjen e NATO-s në Kosovë”, përfundon rrëfimin Zeqiri./express

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *