Kursimi i energjisë elektrike, Balluku: Do të ndërtojmë disa parqe Eolike

Zv.kryeministrja Belinda Balluku tha se kemi ndërmarrë disa hapa për të mbështetur bizneset ashtu si familjet shqiptare për të prodhuar energji me panele diellore.

Balluku theksoi se do të ndërtohen disa parqe eolike dhe se pritet të vihen në funksion në vitin 2025, duke shtuar se nuk flitet më për plane por, për projekte konkrete.

“Ne kemi marrë dhe do ndërmarrim një sërë hapash të cilat facilitojnë shkëmbimin e energjisë. Siç do të mbështesim familjet për të prodhuar energji me panele diellore, do të lehtësojmë procedurat për të gjitha bizneset që do të aplikojnë për të prodhuar energji nga fotovoltaikët. Nëse do të prodhojnë energji vetëm për konsum, do i lehtësojmë. Për shkëmbim nuk mund të flitet. Do të prodhojë nga 100 deri në 150 megavat për orë, ne synojmë të marrim maksimumin. Nuk do të ndërtohet vetëm një park por disa parqe Eolike. Në 2028 futet në funksion Skavica. Nuk bëhet fjalë më për plane, janë të gjitha projeket që kanë nisur dhe do të përfundojë me hapa konkrete”, tha Balluku.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *