Kurorëzimi/ Vjosa Osmani takon Mbretin Charles III

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me Familjen Mbretërore me rastin e kurorëzimit të Mbretit Charles III. Ajo ndodhet në Londër, e ftuar në ceremoninë zyrtare që do të mbahet ditën e shtunë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Osmani u shpreh se është e nderuar që arriti t’i shprehë urimet më të ngrohta në emër të popullit të Kosovës.

“E nderuar që mund t’i shpreh urimet më të ngrohta në emër të popullit të Republikës së Kosovës për Familjen Mbretërore në këtë rast të veçantë!” – shkroi Osmani në Twitter.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *